12 qershor 2015 – Një autobus i linjës së Unazës në Tiranë, ka përplasur një 25-vjeçar paraditen e sotme. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se autobusi me targë TR5718U është përplasur me një motoçikletë, dhe si pasojë e përplasjes mbeti i plagosur drejtuesi i motoçikletës.
Ngjarja ndodhi pranë shkollës “1 Maji”, ku mësohet se autobusi ka tërhequr zvarrë shtetasin Klevis Mirçe, 25 vjeç, banues në lagjen ‘Ali Demi’.
Drejtuesi i mjetit është transportuar drejt Spitalit Ushtarak, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/