8 persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Qafë Muzinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30, kur një autobus me targë AA 655 KU, me studentë nga Tirana, që kthehej nga Saranda është përplasur me një automjet të vogël me targa të huaja, KYB 3616 .
Sipas të dhënave paraprake personat e plagosur po udhëtonin me autoveturën dhe 4 prej tyre janë fëmijë. Po kështu raportohet se në radhët e studentëve ka disa të lënduar lehtë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia si dhe një ambulancë e cila ka dërguar të plagosurit në spitalin e Gjirokastrës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Për shkak të aksidentit është bllokuar edhe qarkullimi në të dyja krahët e rrugës Gjirokastër-Sarandë.





