Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Rrogozhinë Lushnje në afërsi të fshatit Konjat. Autobusi i linjës Tiranë Athinë ka goditur nga pas një motomjet i drejtuar nga shtetasi Qemal Krasniqi 72 vjeç. Goditja ka qenë fatale dhe 72 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia e qarkullimit rrugor po dokumenton ngjarjen dhe njëkohësisht është duke disiplinuar trafikun. Trupi i të ndjerit është transportuar në morgun e spitalit të Lushnjes ndërsa të drejtuesi i autobusit shtetasi Hektor Lakuriqi është ndaluar deri në sqarimin e rrethanave.
Paraprakisht dyshohet se mungesa e ndriçimit ka qënë shkak për përplasjen.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. L., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Rotondo e Çermës-Lushnjë”, duke drejtuar automjetin tip autobus është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Q. K., 72 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Q. K.
Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë Fier për veprime të mëtejshme.





