Policia ka bllokuar për 1 orë e 30 minuta një autobus me turistë pranë sheshit “Shqiponja” pa i dhënë asnjë arsye ndalimi drejtuesit të mjetit. Florant Sula ka denoncuar në “News 24” me video mënyrën se si është trajtuar nga policët e qarkullimit, ata të rendit dhe forcat Shqiponja.
Floranti tregon se ka vite që operon në treg në fushën e shërbimit dhe është një biznes dhe taksapagues i rregullt. Sipas tij, kjo raprezalje nga policia vjen për shkak të konkurrencës.





