Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas.
Mësohet se në aksident është përfshirë një autobus me turistë nga Kosova, teksa është përplasur me një kamion. Si pasojë, autobusi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse, por fatmirësisht nuk ka pasur as një të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë prej aksidentit është shkaktuar trafik i rënduar në rrugë. Raportohet se vargu i makinave ka mbërritur deri në Marikaj.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat e policisë.





