Imazhe të frikshme janë filmuar nga një kamera amatore në një nga autostradat e Koresë së Jugut.
Një familje që po shkonte me pushime ishte duke filmuar rrugën ku po kalonte, kur padashje filmoi një aksident fatal.
Një autobus që po ecte në korsinë e mesit në autostradë merr përpara disa makina të vendosura në rradhë në trafik.
Mesa duket shoferi i autobusit mund të jetë përgjumur në timon, përderisa nuk arriti të shmangte aksidentin tragjik.
Nga përplasja e fortë 4 persona humbën jetën ndërsa 16 të tjerë mbetën të plagosur.





