Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Durrës.

Një autobus që bën transportin ndërqytetas është përplasur me trafikndarësen në rrugën “Adria” në hyrje të qytetit bregdetar.

Nga përplasja raportohen vetëm dëme materiale.