Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Durrës dy ditë më parë, kur një autobus ka përplasur një të moshuar.
Si pasojë, shtetasi me iniciale I. B., vjeç 79, banues në Tiranë, ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë, policia bëri arrestimin në flagrancë të drejtuesit të autobusit, shtetasit B. M., vjeç 34, banues në Durrës.
Aksidenti është regjistruar në rrugën “29 Nëntori”.





