Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit në kryeqytet, ku një autobus i linjave të brendshme të transportit publik ka përplasur një qytetar më biçikletë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit në afërsi të 'Pallatit me Shigjeta'.

Drejtuesi i biçikletës fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Me të mbërritur në vendngjarje, policia ka kryer veprimet proceduriale për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.