Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Fier–Levan, në zonën e njohur si “Kthesa e Azotikut”. Një autobus me destinacion Vlorën është përfshirë në një përplasje me një automjet tip “Audi”, i cili pas goditjes ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Sakaq fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.