Të paktën 20 persona janë shkrumbuar, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u përfshi nga flakët.
Sipas mediave të huaja, autobus u përfshi nga flakët pasi u përplas me një cisternë nafte në Pakistan, ku si pasojë humbën jetën 20 persona.
Ndërkohë si pasojë e aksidentit që ndodhi ditën e sotme (16 gusht) mbetën të plagosur dhe 6 persona të tjera.
Sipas policisë, autobusi u përplas me pjesën e pasme të cisternës në periferi të qytetit Multan.
“20 persona u vranë në aksidentit rrugor”, tha për AFP ao Zulfikar Ali, një zyrtar i lartë i policisë.





