Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Përrnjas, me pasojë plagosjen e disa personave.
Një autobus i linjës Elbasan-Korçë, është përplasur me një automjet, ndërsa në aksident janë përfshirë edhe dy makina të tjera.
Nga informacionet paraprake raportohet për disa të lënduar, ndërsa ende nuk ka informacion për gjendjen e tyre.
Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca, një nga qyteti i Librazhdit dhe një nga ai i Korçës.





