Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën sot në Turqi, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas me këmbën e një ure në autostradë.
Autobusi që udhëtonte nga qyteti i Eskisehirit për në kryeqytetin Ankara u përplas me kolonat e një ure-mbikalimi në autostradë mëngjesin e së enjtes.
36 persona mbeten te plagosur në aksidentin e rëndë.
Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi shkakun e aksidentit të rëndë që u mori jetën 6 personave.





