Të paktën 4 persona vdiqën dhe 5 të tjerë u plagosën pasi një tren dhe një autobus u përplasin pranë Nove Zamky në Sllovaki.

Treni po udhëtonte nga Praga për në kryeqytetin Budapest të Hungarisë.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, autobusi doli nga rruga dhe u përplas me trenin plot me turistë.

Sipas dëshmitarëve, sistemi i sinjalizimit nuk funksiononte që nga stuhia e djeshme.