Autobusi i Unazës nuk do të lëvizë nga lumi Lana!

Urbani që përfundoi mbrëmjen e djeshme në lumin e Lanës do të qëndrojë aty dhe nuk do të zhvendoset më nga autoritetet.

Sipas burimeve për mediat, mjeti i transportit publik do të lihet aty në formë instalacioni si shenje sensibilizimi për aksidentet rrugore që në rrugët e kryeqytetit nuk janë të pakta.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet në afërsi të ‘Kinema Agimit’. Mësohet se autobusi u përplas me mjetin me targa AA 170 ZH, i cili gjithashtu përfundoi në Lanë.

Ndërkohë bëjmë me dije se pesë persona mbetën të lënduar nga ngjarja e rëndë, teksa fatmirësisht të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.