Një autobus është bërë shkak i një aksidenti fatal me 5 viktima dhe 60 të plagosur në Pensilvani.

Autobusi me pasagjerë u përmbys dhe më pas mori përpara tre trailera si dhe një autoveturë.

Dy prej viktimave janë shoferë ndërsa tre të tjerë mësohet nga mediat amerikane se ishin nga New York-u, Jaremy Vazquez, 9 vjeç, Eileen Zelis Aria, 35 vjeç dhe Shang Quing Feng, 58 vjeç.

Mësohet se dy nga 60 të aksidentuarit ndodhen në gjendje kritike.