Sapo zbret nga autobusi, një shqiptare 26 vjeçe fillon të bërtasë me sa ka fuqi dhe rrëzohet në tokë bashkë me djalin e saj 2-vjeçar.
Autobusi kishte shkelur mbi njërën prej këmbëve të saj. Mediet italiane shkruajnë se aksidenti ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën Magnino Magni, në fshatin Agliana në San Niccolo.
Njerëzit që u ndodhën në vendngjarje lajmëruan menjëherë ambulancën, ndërsa shoferi u ndal për të kontrolluar gjendjen e vajzës. Ajo u transportua në urgjencë dhe dyshohet se e ka thyer këmbën.
S.L.