Një aksident është shënuar paraditen e sotme në kryeqytet.

Nga njoftimet paraprake bëhet e ditur se autobuzi i Kamzës ka dalë nga rruga. Shkak është bërë një defekt teknik.

Autobuzi ka hipur mbi trotuar dhe duke u ndalur më pas fatmirësisht nga një mur. Ai ka marrë përpara babë e bir të cilët po ecnin në trotuar.

Për pasojë djali është plagosur, për fat të mirë lehtësisht. 

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton mbi rrethanat e aksidentit.