Një autobuz I mbushur me turistë anglezë dhe francezë është përfshirë një një aksident të rëndë afër Romës, Itali.

Mjeti i transportit nuk arriti të kalonte poshtë urës së lartë 2.40m dhe nga përplasja e fortë 4 sediljet e para u dëmtuan. Nga aksidenti ka 18 të plagosur, mes të cilëve edhe një fëmijë 10 vjeç, i cili u dërgua me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë.  

Incidenti ndodhi pak pas mesditës së sotme. Mes të plagosurve 3 janë në gjendje të rëndë.

Policia është duke hetuar mbi aksidentin. Autobuzi që po shoqëronte turistët për të bërë një xhiro në Romë ishte 50 cm më i lartë sesa ura, poshtë së cilës tentoi të kalonte.