Një dron që mbante flamurin tashmë të famshëm në të gjithë botën, “Autochthonous”, ka fluturuar mbi stadiumin e Çairit në derbin e qytetit të Shkupit.

Skuadra e Shkupit, e cila ka qendrën në zonën shqiptare të kryeqytetit maqedonas, luante një sfidë shumë të rëndësishme përballë Vardarit, pasi aktualisht rrezikon të përfshihet në luftën për mbijetesë.Por as fluturimi i dronit dhe një mbështetje e zjarrtë prej rreth 5 mijë tifozësh nuk e ka ndihmuar Shkupin në këtë duel pasi është mundur me shifrat 2-0.