20 nëntor 2015 – Mund të ndodhë që fatet e një ndeshjeje të mos vendosen nga vetë futbollistët në fushë, por nga faktorë atmosferikë. Këtë e di shumë mirë Kamarl Duncan, futbollist i Thurrock FC, një skuadër gjysmë-profesioniste në Angli.
Gjatë ndeshjes kundër Romford, Duncan shënoi një autogol, por kjo falë erës së fortë që frynte në stadium. Topi mori një trajektore të çuditshme duke nxjerrë jashtë loje edhe porterin. Autogol që do të mbahet mend ky i Duncan-it.
/portali DurresLajm/