Një 70-vjeçar ka humbur jetën, pak pasi u godit nga një automjet në zonën e Matit. Burimet policore bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Urakë, ku drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe më pas ka goditur këmbësorin.

Mat/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në fshatin Urakë, shtetasi G.Gj , 40 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Q.N., rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G.Gj., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.