Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Morinë–Kukës, pranë fshatit Përbreg.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbajtës të autostradës, duke rënë më pas nga një lartësi jashtë rrugës.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, të cilat po punojnë për të menaxhuar situatën dhe për të dhënë ndihmën e parë.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit, Besart Cecelia, 48 vjeç, ka shpëtuar pa pasoja.
Vetë Cecelia ka treguar momentin e aksidentit, duke thënë se ishte i lodhur dhe e kishte zënë gjumi.





