Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë. Sipas policisë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën.

Tre personat e plagosur janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, raporton "Ora News".

Policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.