Rreth orës 06.00 të mëngjesit të ditës së sotme, një automjet ka marrë flakë në aksin rrugor Burrel-Ura e Matit.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar

Sipas policisë, e cila ka shkuar menjeherë në vendin e ngjarjes, një automjet tip “Renault Megan”, me drejtues shtetasin A.D, 47 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër duke u djegur plotësisht.

Në automjet ndodhej dhe një pasagjer, i cili së bashku me drejtuesin e automjetit nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.

Shkaku paraprak i rënies së zjarrit dyshohet një defekt në impiantin elektrik të mjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të djegies së automjetit.