Automjeti tip Ford, i vjedhur pak ditë më parë në Durrës, është gjetur i braktisur në Tiranë.
Pronari i mjetit, shtetasi F.H. 61 vjeç, banues në Durrës konstatoi, në datë 9 tetor, se mjetin e parkuar pranë banesës ia kishin vjedhur.
Pas denoncimit të qytetarit, policia e Durrësit nisi hetimet për të zbuluar identitetin dhe kapur hajdutët.
Këta të fundit, ndoshta të frikësuar, e kanë braktisur mjetin e vjedhur 5 ditë më parë në kryeqytet.





