Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, mes Vorës dhe Maminasit.

Një automjet me targa AA 286 EY është kthyer përmbys në mes të rrugës duke bllokuar kalimin e automjeteve.

Siç duket edhe nga foto që sjell DurrësLajm, automjeti ka ngelur në atë pozicion në mes të korsisë, ndërkohë që efektivët e policisë rrugore në vendngjarje kanë nisur punën për normalizimin e trafikut, pasi në autostradë janë krijuar rradhë të gjata automjetesh.

Nuk dihet ende paraprakisht nëse ka të lënduar nga aksidenti i mëngjesit të sotëm.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe largimin e mjetit nga autostrada, pasi këtë fundjavë, trafiku i automjeteve që e përshkojnë atë është mjaft i lartë, për shkak të mijëra protestuesve që i janë drejtuar kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e opozitës dhe shumë qytetarëve që i drejtohen Durrësit për të kaluar një fundjavë të këndshme në bregdet.