Një automjet është përfshirë nga flakët teksa lëvizte në Bypas-in e Vlorës.

Sipas policisë, nuk ka persona të lënduar, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një defekt në mjet.

Rreth orës 17:55, në Bypass-in Orikum-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti me drejtues shtetasin F. D, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet”, njoftojnë blutë e qytetit bregdetar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.