Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Rrugën e Kombit.
Ngjarja ka ndodhur rreth 3 kilometra pa hyrë në Reps, ndërsa mjeti ishte duke ecur kur ka shpërthyer në flakë.
Si pasojë e ngjarjes nuk dihet ende nëse ka të lënduar. Makina është shkrumbuar pothuajse plotësisht. Forca policie kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.





