Një mjet është përfshirë totalisht nga flakët në fshatin Çaushli pranë Maliqit, teksa drejtuesi, me inicialet Xh. Sh. ndodhej brenda.

Mësohet se ai ka dalë menjëherë nga automjeti i tij, tip “Renault”, pa marrë dëmtime fatmirësisht.

Dyshohet se shkak është bërë një defekt në mjet, ndërsa nga pamjet e siguruara duket që mjeti është djegur totalisht.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.