Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor “Kardhiq-Delvinë”.
Mësohet se drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur Gëzim Prenga dhe Besim Buçpapaj, të cilët udhëtonin drejt Sarandës për çështje pune. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Sarandës nga ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve. Për rastin policia po heton në mënyrë që të zbardhen shkaqet e aksidentit.