Një aksident fatal ka ndodhur në aksin Gramsh – Cërrik pasi një automjet ka përfunduar në liqenin e Banjës, në një thellësi prej rreth 40 metrash.

Mësohet se një person ka ndërruar jetë, ndërsa nuk dihet se sa persona kanë qenë në automjet. Zjarrfikëset po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga liqeni.

Po heton shkaqet e aksidentit.