Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në afërsi të stacionit të trenit, ku është plagosur rëndë një 30-vjeçare.
Identiteti i të plagosurës nuk bëhet ende i ditur. E plagosura është dërguar me urgjencë tek spitali i Traumës dhe ka plagë të shumta.
Menjëherë janë shoqëruar në polici, dy personat që ishin në makinë, shoferi dhe pasagjeri.
Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e makinës.





