Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, ku një makinë ka përplasur një person me biçikletë.

Sipas uniformave blu mësohet se automjeti me drejtues shtetasin S. P., 37 vjeç ka aksidentuar shtetasin M. M., rreth 30 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

30-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, në spitalin Rajonal Elbasan.

“-Në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në fshatin Labinot, automjeti me drejtues shtetasin S. P., 37 vjeç ka aksidentuar shtetasin M. M., rreth 30 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi M. M., ndodhet në kujdesin e mjekëve, në spitalin Rajonal Elbasan.
Me drejtuesi i automjetit shtetasin S. P., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, njofton policia.

Grupet hetimore po punojnë për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve.