Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ku një makinë ka aksidentuar një 50-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë, i cili më vonë është dërguar në spital.
Sipas njoftimit të policisë 50-vjeçari nuk është identifikuar ende.
NJOFTIMI NGA POLICIA:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.09.2021, rreth orës 21:05, në Rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin M. V., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.





