Një i moshuar ka mbetur i plagosur paraditen e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë.
Mësohet se i moshuari po udhëtonte me biçikletë kur u përplas nga një automjet.
Ai është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës ku po merr ndihmë mjekësore.