Një tjetër aksident ka ndodhur në Korçë. Pasditen e sotme, një automjet në lagjen nr. 10, ka përplasur dy fëmijë, teksa ishin duke kaluar rrugën.
Dy fëmijët e moshës 11 dhe 12 vjeç janë transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej numrave të lejuara.





