Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Shishtavec-Kukës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.

Policia thotë se automjeti drejtohej nga një 30-vjeçar, ndërsa këmbësorja 49 vjeçe është dërguar në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi është shoqëruar në polici ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shishtavec-Kukës”, shtetasi G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës, këmbësore.

Shtetasja Sh. N. është dërguar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Kukës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.“, njoftoi policia.