Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Maliq-Korçë, ku si pasojë është lënduar një 65-vjeçare.

Mësohet se aksidenti ndodhi rreth orës 17:40, ku një automjet i paidentifikuar ka përplasur këmbësoren, shtetasen S. Q., rreth 65 vjeç.

“Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Bulgarec, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësoren, shtetasen S. Q., rreth 65 vjeç, banuese në Bulgarec.

65- vjeçarja po mer ndihmë mjekësore në spital, në gjendje të rëndë për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij.