Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme afër vendit të quajtur “Ura e Thive”.
Një 65-vjeçar, i cili ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë, është përplasur nga një automjet, i cili drejtohej nga shtetasi me inicialet A.K.
65-vjeçari Gjovalin Hila ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.





