Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Librazhd, ku për pasojë ka humbur jetën një 61-vjeçar.
Viktima, B. Bajrami ishte duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga një automjet.
Përplasja ka rezultuar fatale për 61-vjeçarin. Aktualisht policia ndodhet në vendin ku ndodhi aksidenti dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





