VLORË, 13 mars 2013– Një 70-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi u përplas nga një automjet në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.
Nga hetimet paraprake mësohet se viktima Bilbil Xhindi po kalonte rrugën kur papritur është përplasur për vdekje nga nja automjet, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Policia është vënë në ndjekje të autorit.





