Një aksident ka ndodhur sot (7 janar) në aksin Shkodër-Lezhë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një kamion.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, të cilët janë transportuar në spital.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:45, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasi Z. C., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin M. M., 48 vjeç.
Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi Gj. C., 80 vjeç, të cilët janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.