Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, në kthesën e Plloçës.

Sipas raportimeve të para, mësohet se janë përplasur një mjet dhe një kamion.

Nuk raportohen dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.