Një aksident i rëndë ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Elbasan, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës tek ura e Shkumbinit, në lagjen Shënkoll.

Në mjetin me targa AA 379 IN udhëtonin dy persona. Shoferi dhe pasagjeri kanë mbetur te plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit. Nga raportimet mësohet se të plagosurit janë në gjendje kome në reanimacion.