Policia ka vënë në pranga drejtuesin 32-vjeçar të automjetit që doli nga rruga dhe ra nga ura në liqen në aksin Mjedë-Spathar në Shkodër.

Aksidenti u shënua të mërkurën, ku brenda automjetit ndodheshin tre persona, të cilët arritën të shpëtonin mrekullisht. Policia thotë se 32-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit, është përplasuet me barrierat metalike të urës  të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.

Drejtuesi dhe njëri pasagjer ndodhen në spitalin e Shkodrës, ndërsa personi tjetër është dërguar për mjekim më të specializuar te Trauma.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 32 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës. Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi N. Ç., 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa pasagjeri tjetër, shtetasi A. N., 22 vjeç, banues në Laç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.”, njofton policia.