Nje aksident me dy të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Korçë- Pogradec.

Sipas të dhënave të para mësohet se të plagosur kanë mbetur një grua 43-vjeçare dhe një femijë 10 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka marrë lëndime edhe shoferi, një 31-vjeçar.

Informacioni paraprak nga policia

Më datë 23.12.2017, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Çaushli ka ndodhur një aksident rrugor ku mjeti tip “Volksëagen” me targa KO 5929B, me drejtues shtetasin A.F, 31 vjeç, banues në fshatin Kakaç, ka aksidentuar dy shtetas, të cilët kanë qenë këmbësorë në rrugë.

Për pasojë ka marrë dëmtime edhe drejtuesi i mjetit, i cili së bashku me dy të dëmtuarit e tjerë konkretisht shtetasen A.K, 43 vjeçe dhe shtetasin A.V, rreth 10 vjeç, janë transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.