Një aksident ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit në Tiranë.

Nuk dihet ende nëse ka të plagosur apo viktima.

Siç shihet nga fotot, një automjet tip Benz ka dalë rrugë duke përfunduar në korsinë tjetër. Për pasojë, ka rrëzuar një pemë dhe është përplasur me një automjet që vinte në krah të kundërt.