Ledio Beqja ishte një nga protagonistët e fitores së Teutës përballë Erzenit, me mesfushorin që shënoi golin e dytë për durrsakët.

Ai u shpreh tepër i lumtur për golin dhe se tha që objektivi i radhës është fitorja përballë Tiranës në Kupë.

“Kisha shënuar gola offside, traversa, shtylla dhe s’kam pasur shumë fat. Mu duk sikur do anulohej prapë, por shyqyr zotit nuk u anulua. Për ne ishte jetë a vdekje, por jam shumë i lumtur për fitoren. Afrimet na kanë ndihmuar shumë për fazën sulmuese. Në Tiranë shkojmë vetëm për fitore dhe asgjë tjetër”, tha Beqja.