Është zbardhur dinamika e atentatit mafioz të ndodhur pasditen e së hënës në afërsi të rrethrrotullimit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, 47 vjeç dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, autorët e kanë pritur para aeroportit Gilmando Danin dhe Muçi Shaljanin.

Makina e autorit dhe e viktimave kanë lëvizur për disa sekonda paralel me njëra-tjetrën teksa autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Mjeti tip “Benz” humbi kontrollin si pasojë e të shtënave dhe në vend që të bënte rrethrrotullimin eci drejt.

Në atë moment, një nga autorët, i maskuar, del nga makina dhe afrohet afër hap derën e pasagjerit duke qëlluar disa herë.  Më pas, kthehet në makinë dhe largohen drejt Fushë-Krujës.